AKTUALITET, 25 Shtator 2018, 09:55

Gjyqi ndaj Shullaziit, ambasada e SHBA: Shqiptarët meritojnë drejtësi

Gjyqi ndaj Shullaziit, ambasada e SHBA: Shqiptarët meritojnë

Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën për Emiljano Shullazin dhe anëtarë të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij, nën masa të rrepta sigurie. Ambasada e e SHBA ka kërkuar që të vendoset drejtësia për shqiptarët duke gjykuar Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.

Që në nisje të seancës, u identifikuan edhe dy prokurorët e tjerë që janë bërë pjesë e grupit të prokurorëve që kanë pranuar të përfaqësojnë akuzën.

Veç Donika Prelës dhe Gentjan Osmanit, pjesë e grupit të prokurorëve ishin edhe Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Kujtojmë, se pak ditë më parë kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve, të cilët refuzuan të përfaqësonin akuzën.

Por seanca dështoi, pasi Shullazi dhe të pandehurit e tjerë mungonin në sallën e gjyqit.