AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 22:51

Përplasja tek Krimet e Rënda, gazetarja flet për klane shumë të forta brenda prokurorisë

Përplasja tek Krimet e Rënda, gazetarja flet për klane shumë

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala e ftuar në “360 Gradë” ka shpjeguar gjithçka ka ndodhur brenda prokurorisë ditëve të fundit, duke theksuar se përplasja brenda organit të hetimit ka të bëjë më shumë me përplasje midis klaneve.

Lala: Arta Marku vendosi që në krye të prokurorisë së Tiranës të komandonte Elisabeta Ymerajn, e cila u detyrua të dorëzonte edhe dosjen “Shullazi” konform ligjit. Në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat kemi të komanduar dhe jo të emëruar. Në shtator, një prokuror solli një raport mjekësor ku thoshte se nuk mund të vinte për 6 muaj.

Këtë histori nuk e lidh vetëm me çështjen Shullazi, por e lidh me përplasje dhe klane shumë të forta brenda Prokurorisë. Ishte kjo çështje që shpërtheu. Pse nuk ishin 10 prokurorë, por ishin 9. Drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vendos që në njërën nga seancat të përfaqësohej nga Besim Hajdarmataj. Ai mbërriti në sallën e gjyqit dhe pranoi të merrte përsipër çështjen. Mbrojtja e kundërshtoi shumë ashpër me pretendimin se Hajdarmataj kishte qenë drejtues kur u arrestua Shullazi. Në mbledhjen e datës 19, debati ishte i diskutimit juridik.

Ka pasur një përplasje midis tyre sepse drejtuesja e komanduar nuk ka pranuar diskutimet. 9 prokurorë nuk kanë pranuar të hidhej shorti.

Një përplasje të lobeve dhe grupeve të caktuara brenda prokurorisë që nëse nuk je me mua, je kundra meje dhe do të degdisesh në Pogradec, në Has apo edhe në Sarandë. Pasdite mbledhja ka vazhduar deri në konfrontim fizik. Është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të shuar sherrin.