TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në zonën e Spillesë, Rrogozhinë.
Policia arrestoi në flagrancë 31-vjeçarin E. H., i cili dyshohet se gjatë konfliktit me 38-vjeçarin I. R. kishte tentuar ta vriste me armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes, atij iu sekuestrua një armë zjarri Kallashnikov me municion luftarak.
Në vijim të hetimeve, u procedua penalisht edhe I. R., pasi dyshohet se kishte goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/ Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri.
Kapet në flagrancë gjatë konfliktit me armë zjarri dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak.
Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt.
Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi E. H. kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R. dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit.
Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi I. R., për “Dëmtime të tjera me dashje”, sepse ka goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.