AKTUALITET, 30 Dhjetor 2018, 10:22

Itali, aksidentohen 4 të rinj shqiptarë, rëndë në spital/ FOTO

Katër të rinj shqiptarë po luftojnë për jetën pas një aksidenti të rëndë në të cilin u përfshinë gjatë natës në Itali.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën Martano-Otranto në Itali. Sipas policisë në aksident janë përfshire dy makina, që u përplasën mes tyre.

Në një nga makinat ishin duke udhëtuar katër djem shqiptarë, rreth moshës 20 vjeçare, ndërkohë që në makinën tjetër vetëm një grua në timon.

Makinat janë copëtuar, ndërkohë që dëshmitarët kanë treguar se pamja që panë ishte e tmerrshme.

Katër shqiptarët u dërguan në spitalin e Leçes, kurse gruaja në një tjetër spital. Gjendja e tyre paraqitet e rëndë për shkak të plagëve të shumta të marra gjatë përplasjes.