TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga njësia administrative nr. 1 Tiranë ku pati një takim me banorët e zonës, kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar përplasjet e fundit në KZAZ në disa qarqe këtë paradite.
Ai ka paralajmëruar edhe një herë të gjithë protestuesit se kush tenton të pengojë zgjedhjet apo procesin elektoral, dënohet me 5 deri në 10 vite burg.
“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament.
E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ai.