TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pronari i Fax News, Kasem Hysenbelliu ka reaguar në lidhje me shembjen e banesave në zonën e Astirit. Teksa ka treguar për punën që ka bërë sot televizioni i tij, që prej mëngjesit të sotëm ai ka deklaruar se mediet e tjera dhe opozita po flenë gjumë.
Me ironi ai është shprehur më tej: “Nuk them se janë kapur nga Edi Rama,por flenë gjumë që të rriten të shëndetshë”.
Reagimi i Kasem Hysenbelliut:
Ky mengjez qe ne oren 5 nuk ishte i zakonshem,pasi gjeti zgjuar dhe ne front: Banoret e Unazes Re perballe policise e Inuk, si dhe faxnews-in duke pasqyruar ne veshtiresi kete perballje te pazakonte dhe ne perpjekje maksimale qe mos u prishesh gjumi i mengjezit: opozites dhe mediave simotra. Nuk them se jane kapur nga Edi Rama,por flene gjume qe te rriten te shendetshem… Ps: Facebook prej 5 ditesh vazhdon i bllokuar nga “forca te erreta”,na ndiqni vetem youtube.
Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet pasi po shemben banesat. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.