AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 10:42

FOTO/ I zgjuan që pa gdhirë për të terrorizuar banorët e Astirit, pas dhunës, policët ushqehen me byrekë dhe dhallë


Prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme forca të shumta të policisë së shtetit dhe punonjës të IKMT-së kana zbarkuar në zonën e Astirit për të shembur banesat në këtë zonë që ti hapet rruga ndërtimit të Unazës së Re.

Të mobilizuar në këtë aksion, efektivët e policisë për të zbatuar urdhrat e drejtuesve të tyre dhe për të marrë rrogën janë gjendur që në orën pesë të mëngjesit në aksionin e zhvilluar për shembjen e banesave.

Nga lodhja e aksionit, efektivët e policisë kanë gjetur pak kohë që të ushqehen me byrekë dhe dhallë në furgonat e policisë.