AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 10:05

VIDEO/ Si do të realizohej vjedhja e 20 milionë eurove tek Unaza, nga xhepat e qytetarëve në Delaware!

VIDEO/ Si do të realizohej vjedhja e 20 milionë eurove tek Unaza, nga

Mëngjesin e sotëm, ka patur një aksion brutal nga ana e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit, për të shembur banesat tek Unaza e Re. Banorët kanë nisur protestat në mbrojtje të këtyre banesave një vit më parë.

Por, historia e "Unazës", nuk është thjesht një përleshje e banorëve me policinë, por një histori grabitje dhe një aferë me përmasa gjigande.

Në datën 6 Dhjetor 2018, emisioni "Të Paekspozuarit" denoncoi këtë aferë, ku kompania fantazmë, "DH Albania", duke përdorur dokumeta të falsifikuara, kishte arritur të fitonte tenderin për lotin e parë të rindërtimit të këtij aksi, plotë 20 milionë euro. Më pas u zbulua se kjo kompani kishte fituar edhe një tjetër tender nga OST, me vlerë 10 milionë euro, pra në total 30 milionë euro, po u grabiteshin qytetarëve për të përfunduar në Delaware të SHBA-së.

Falsifikimin e firmës së Sekreteratit të Shtetit të Delaware dhe dokumentave të tjera që kompania kishte paraqitur në Shqipëri, e konfirmuan vetë autoritetet amerikane për TPZ.

Prokuroria shqiptare ende vijon hetimet për këtë aferë, por nuk ka asnjë përgjegjës, ndërkohë, pavarësisht se i gjithë projekti është nën hetim, autoritetet paraqiten dhunshëm për të prishur banesat e qytetarëve. Prokuroria asnjëherë nuk i ndaloi punimet, pavarësisht se zyrtarisht po heton falsifikimin dhe procedurat e tenderit për të tre lotet e projektit.

Ndiqni edhe njëherë videon për të kuptuar aferën gjigande tek Unaza e Re, ku do të vidheshin miliona euro nga paratë e taksapaguesit. /TPZ.al/

VIDEO:

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2018/12/06/ekskluzive-zbulohet-skandali-kompania-qe-fitoi-tenderin-e-unazes-se-re-falsifikoi-letren-e-sekretarit-te-shtetit-te-delaware-te-shba-se/