TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë "pushtuar" Unzën e Re, për të shembur banesat.
Banorët e Astirit janë munduar të rezistojnë, por nuk kanë patur mbështetje. Një prej banorëve, që ka protestuar prej një viti, u shfaq i dorëzuar dhe mjaft i trishtuar. Ai tha se banorët e Astirit do të largohen nga vendi, si shumë shqiptarë të tjerë.
"Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti shtohemi karvanit të atyre që largohen nga ky vend. Ne ishim të ngujuar aty që mbrëmë. Jo vetëm opozita, por qytetarët nuk janë mësuar të kenë solidaritet. Ne bëmë atë që mundëm, por kemi të bëjmë me kriminelë dhe banditë. Unë nuk jam vrasës, ata janë vrasës", u shpreh banori.
/TPZ.al/