TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Nikoll Lesi ka reaguar ndaj shembjes së banesave në zonën e Astirit. Ai thotë se kreu i opozitës Lulzim Basha ka braktisur sot banorët pasi duhet të ishte me ta në qëndresën e tyre.
"Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhërin final që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të gjykatës kushtetuese.
E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?! Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”. Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë t’i përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë", shkruan Lesi.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/11/12/video-si-do-te-realizohej-vjedhja-20-milione-euro-tek-unaza-nga-xhepat-e-qytetareve-ne-delaware/