TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëdorëzohet në polici Gjovalin (Mikel) Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vrasjes së Eri Zefit në Mirditë.
Gjovalin Mikel Alia
Ngjarja ka ndodhur disa jave më parë në Zall Xhuxhe të Mirditës.
Miku i ngushtë i tij u identifikua si një nga autoret e vrasjes së Eri Zefit, i riu 34 vjeçar i cili u gjet i pajetë i hedhur pranë Rrugës së Kombit ditët e para të tetorit 2019.
Alia, mik i ngushtë i viktimës është shpallur në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e ndodhur për motive të gjakmarrjes.
Zefi, me banim në fshatin Adriatik të Kurbinit, u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të datës 2 tetor në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit.
Vëllai i tij ekzekutoi fqinjin
Viktima Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit, i cili në muajin shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.
Krimi ndodhi pas një sherri në lokal në sy të djalit 10-vjeçar të Martin Ndrecës.
Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në paraburgim, në pritje të dënimit që do t’i japë Gjykata e Durrësit.
Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit.
Hetimet e Policisë janë përqendruar pikërisht te hasmëria mes dy familjeve, por nuk përjashtohet mundësia që 34-vjeçari të ketë pasur ndonjë konflikt tjetër, çka ka çuar në ekzekutimin e tij me armë zjarri