TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga banorët e lënduar nga aksioni i sotëm i policisë së shtetit, e cila ndodhej në spital pasi kishte dëmtuar këmbën, në një intervistë për Fax News, u shpreh se janë trajtuar si kriminelë.
E reja shpërtheu në lot, pasi kishte vrarë këmbën, ndërkohë që tha se kjo gjë ndodh pasi vendin e drejton një i çmendur.
“Vepra e bandës në pushtet ku në krye drejton një i çmendur që na trajton si kriminelë, unë këmbën e kam të thyer. Dalin atje dhe kemi thyer këmbën. Viktima do të mbeten ato. Do të mbajnë përgjegjësi nga ne. Dhunën terrorin dhe gjithçka ka ndodhur.
Lëndimin e shkaktoi policia me gazin dhe bombat që hidhte kjo është vepër e policisë me urdhra kriminalë që marrim. Nuk kam ku të ankohem me këtë që ma kanë bërë. Edhe për arrestimet ato kanë për të mbajtur përgjegjësi.
Janë një pjesë e mirë e banorëve. Të gjithë kemi dalë për të mbrojtur shtëpitë tona, çfarë krimi kanë bërë ato.
Nuk ka për të mu hequr nga mendja ajo dhunë që kamë parë, dhe pse se po mbroj shtëpinë time. Atje gjendja është shumë e rënduar. Vetëm dhunë dhe arrestime.
Nuk e di si mund të vijojë. Nuk besoj se do të jetë një protestë e qetë. Do të përshkallëzohet. Jemi trajtuar si kriminelë të vijnë shteti dhe të dhunojë në shtëpi është e pafalshme.”- u shpreh banorja.