TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesi i sotëm ka qenë vërtet traumatik për banorët e Unazës së Re, të cilët janë përleshur me policinë, në mbrojtje të banesave të tyre. Deri në këto momente pesë banesa janë shembur.
Disa ish deputetë të opozitës, kanë qenë në terren, por vihet re mungesa e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka përdorur kauzën e banorëve të Unazës, sa herë i është dashur, por kur situata nxehet, ai nuk është asnjëherë në terren.
Basha deri në këto momente nuk ka patur asnjë reagim për këtë ngjarje, madje ka përtuar ti kushtojë edhe një status në rrjetet sociale.
Kujtojmë se një vit më parë, në Unazën e Re, po kryhej një vjedhje spektakolare, me një kompani fantazmë. Paratë do të shkonin nga xhepat e qytetarëve shqiptare, drejt e në xhepat e dikujt tjetër, në Delaware.
Njëlloj si në atë kohë, kur kryetari i PD-së fshihej sa të mundej, edhe sot, ai i ka lënë në baltë banorët e Unazës së Re.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/11/12/video-si-do-te-realizohej-vjedhja-20-milione-euro-tek-unaza-nga-xhepat-e-qytetareve-ne-delaware/