AKTUALITET, 12 Nëntor 2019, 09:59

“Ikni se jeni të shitur, largohuni, mos qëndroni këtu”, banorët e Astirit përzënë gazetarin e Top Channel

“Ikni se jeni të shitur, largohuni, mos qëndroni


Banorët e Astirit, të cilët janë gjendur sot nën një terror të jashtëzakonshëm policor kanë sulmuar dhe gazetarin e Top Channel, që sipas tyre është një media e shitur dhe iu shërben oligarkëve.

Banorët kanë qenë tejet të irrituar për shkak se mediat pranë qeverisë, jo vetëm që nuk i kanë transmetuar shqetësimet e tyre, që vijon prej një viti, por edhe kanë deformuar qëndrimet e tyre.

“Ikni se jeni të shitur, ikni largohuni, mos qëndroni këtu”, kanë qenë disa nga thirrjet më të shpeshta të banorëve, në drejtim të gazetarit.