AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 16:12

Tensione te Trauma, protestuesi qëllon me këpucë Ramën

Një protestues tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin Edi Rama, pasi ai doli nga Urgjenca e Traumës, për të dhënë një deklaratë për mediat. Qytetari u ndalua më pas nga policia dhe u shoqërua në furgonin e forcave të rendit.

Banorët e zonës së Unazës së Re, familjarë të plagosurve gjatë protestës së sotme para Kuvendit, të cilit ishin  të pranishëm gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama tek Urgjenca e Traumës, protestuan ndaj tij, duke thirrur në kor: “Hajdut, hajdut; turp, turp!”.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/326299991295280/

/TPZ.AL/