AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 13:26

Pas përplasjes tek Kuvendi, protestuesit paralajmërojnë protestë përsëri sot

Pas përplasjes tek Kuvendi, protestuesit paralajmërojnë

Dhunë e përleshje tek Parlamenti. Banorët e Unazës së Re por jo vetëm janë përleshur me policinë.

Ata kanë tentuar të çajnë rrethimin e formuar nga efektivët e policisë për të hyrë në parlament ku po zhvillohej seanca plenare, ndërsa kanë protestuar për rreth dy orë.

Më pas ata janë larguar por kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës në orët e pasdites. Banorët kanë deklaruar se do të rinisin revoltën e tyre në orën 17:00.