AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 13:31

PROTESTA/ Prokuroria nis hetimet, shkon tek policët e plagosur

PROTESTA/ Prokuroria nis hetimet, shkon tek policët e plagosur

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas protestës së mbajtur sot para parlamentit ku pati policë dhe panorë të plagosur.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se një grup pune i prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të hetuar në lidhje me policët e dëmtuar dhe të goditur, dhe një grup tjetër i prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me pPolicinë e Shtetit kryejnë veprimet në vendngjarje.

12 efektivë policie pësuan lëndime të ndryshme gjatë përplasjes fizike në protestën e sotme, dhe dy prej tyre raportohet se janë më rëndë. Policët janë vizituar edhe nga Ministri Lleshaj. Ndërkohë në spital kanë përfunduar edhe disa banorë që protestuan por numri i saktë i tyre nuk dihet.