TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës bëri të ditur se, ka shoqëruar 11 shtetas, të cilët morën pjesë në protestën e organizuar sot përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në mbrojtje të pronës së tyre dhe kërkesës për dëmshpërblim 100% të vlerës së banesave apo ndërtesave të bizneseve që ata zotërojnë dhe që preken nga projekti i zgjerimit dhe ndërtimit të rrugës në Unazën e Re.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Tiranës pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u përshkallëzua në akte dhune ku për pasojë u plagosën 12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues, informon se:
Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar 11 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:
- Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
- P. A., 17 vjeç;
- Fluturim Goleci, 30 vjeç;
- Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
- Marsel Villari, 28 vjeç;
- Erjona Dozhani, 30 vjeç;
- Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
- Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);
- Ali Nalic, 35 vjeç;
- Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
- Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qyetarëve dhe të automjeteve.