TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përshkallëzimi i protestës së banorëve të Unazës së re i cili përfundoii me 12 policë të plagosur disa prej të cilëve rëndë dhe me dhjetra të arrestuar po fokusohet nga proipoganda e pushtetit si një shkelje e vijës së kuqe që ngriti dorën ndaj uniformave blu.
Ashtu sikurse është zakon ministry i sapoemëruar Lleshi shkoi të takojë trupat e tij të lënduara, ndërsa kryeministri postoi në Tëitter: “Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!”.
Dhe këtu qëndron në fakt problem: a ishte ajo që ndodhi sot në kuvend një akt dhunë në emër të paligjshmërisë?
Ashtu sikurse Rama shumë spektatorë të jashtëm thonë se s’mund të mbrohen ata që bllokojnë rrugët dhe godasin policët në emër të shtëpive që kanë ngritur në mënyrë të paligjshme. Por shumë pak që të bëjnë pyetjen: A ka moral tua prishë ato një qeveri që ka ndarë me klientët e saj 40 milionë euro (19 milion për kilometer) në mënyrë edhe më të paligjshme ???
A ka moral Edi Rama që thotë se nuk mund të marri paratë e taksapaguesve, mësuesve, mjekëve, spitaleve dhe shkollave për të dëmshpërblyer ata që kanë ngritur biznese pa leje, ndërkohë që ai nuk pyet për asnjë nga këto kategori, kur i fal Viktorias, Salillarit dhe Bibës miliona euro pa tender.
Për këto arsye dhuna ndaj një policie që mbron grabitësit e tenderave dhe ndëshkon kundravajtësit individual është po aq e përligjur sa
1) Dhuna ndaj policisë në 90-91 kur ajo u bë mburoja e një rreghimi që donte të vazhdonte të vrise
2) Duna ndaj policisë në ‘97 kur ajo u vu në shërbim të mbrojtësve të piramidave dhe burgosësve të opozitës
3) Dhuna ndaj policisë në 21 janar 2011, kur ajo i shërbeu një pushteti që “vidhte Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vidhte vota për të vjedhur Shqipërinë”
Si sot edhe në tre rastet e mësipërme në pikpyetje nuk është vetëm morali i atyre që sulmojnë, por mbi të gjitha, morali i qëndrimit të uniformave blu që shkon në sens të kundërt me moralin e shumicës që e paguan me taksat e saj./ Lapsi.al