AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 16:02

Arrestohen personat që tentuan të godasin Ramën

Policia është treguar e pamëshirshme me personat që protestuan gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama tek Urgjenca e Traumës dhe tentuan ta godasin atë, ndërsa ai po jepte një deklarata për mediat. Forcat e rendit shoqëruan disa prej tyre me forcë në furgonin e policisë. Fotot tregojnë qartë shoqërimin e një gruaje të moshuar.

Disa qytetarë protestuan ndaj tij, duke thirrur në kor: “Hajdut, hajdut”, madje edhe e qëlluan atë me sende, por reagimi i truprojës nuk lejoi që ato të preknin Ramën.

/TPZ.AL/