AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 14:44

Makina përmbyset në rrugë, plagoset 27-vjeçarja në Vlorë

Makina përmbyset në rrugë, plagoset 27-vjeçarja në

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën Vlorë-Levan.

Mësohet se një mjet tip Ford Focus me targa AA652SH si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur afër Novoselës.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesja e automjetit 27-vjecarja me iniciale G.H, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.