AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 15:35

Protesta, Manjani: Keqardhje për policët që mbrojnë hajnat

Protesta, Manjani: Keqardhje për policët që mbrojnë hajnat

Pas tensioneve të ashpra që shoqëruan këtë të enjte protestën që zhvilluan banorët e ‘Unazës së Re’ para Kuvendit, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani theksoi se qeveria rrëmben pronën private dhe vjen paratë e taksave.

Mes të tjerash ai ironizoi deklaratat e Ramës dhe të Veliajt, duke shtuar se “njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan “të paligjshëm”, “barbarë” apo “shpellarë””.

REAGIMI I MANJANIT

Absurd&keqardhje

—————

Qeveria që rrëmben pronën private dhe vjedh paratë e taksave qenka “legjitime”, “e ndershme”, “qytetare”!

Njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan “të paligjshëm”, “barbarë” apo “shpellarë”!

Pa dyshim ndjehem i keqardhur për viktimat e përplasjeve fizike sot para parlamentit. Për policët, në mënyrë të veçantë që detyrohen të mbrojnë hajnat!!!