TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme fadromat kanë shkuar serish tek Bregu i Lumit që herët në mëngjes për të prishur banesat e tjera atje. Ashtu siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme ka pasur një përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët janë të revoltuar edhe nuk lejojnë policinë dhe fadromat që të shembin banesat e tjera. Në Bregun e Lumit vihet re një numër i madh forcash policie por edhe banorët nuk janë të paktë në numër. Gra, burra, fëmijë dhe të moshuar kanë dalë edhe sot në mbrojtje të banesave të tyre. Duhet të themi se banorët janë të tensionuar dhe ofendojnë edhe forcat e policisë. Një banore është gjuajtur me shpullë nga një polic. Ky i fundit është tërhequr pasi kanë ndërhyrë gratë e tjera.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/470179896854181/