AKTUALITET, 17 Prill 2019, 08:29

Ishte i dehur, 30-vjeçari në Durrës dëmton dy bankomate. Thyen dhe derën e Wester Union

Ishte i dehur, 30-vjeçari në Durrës dëmton dy bankomate.


Një 30-vjeçar është arreëstuar nga ana e Policisë së Durrësit, për shkak se në gjendje të dehur gjatë natës, ka dëmtuar mbrojtëset e dy bankomatëve, dhe një pike të Wester Union.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e Policisë, 30 vjeçari me inicialet K.B nuk ka marrë para prej aty, dhe nuk bëhet e ditur nëse ka pasur si qëllim vjedhjen.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.04.2019, rreth orës 04:45, në lagjen Nr. 13 , Durrës,  shtetasi K.B.,30 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 , Durrës, në gjendje të dehur ,ka dëmtuar mbrojtësen e dy  bankomatëve të bankave të nivelit të dytë si dhe ka thyer xhamin e derës së Ëester Union, të cilat ndodhen në afërsi të njëra- tjetrës.

Shërbimet e Policisë kanë  bërë shoqërimin e shtetasit K.B në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.