AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 15:25

Teksas/ Rrufeja vret 23 lopë të lidhura në gardh metalik

Teksas/ Rrufeja vret 23 lopë të lidhura në gardh metalik

Një rrufe ka vrarë 23 lopë, pasi në fillim goditi njërën prej tyre, e më pas duke qenë se ishin të lidhura në gardh metalik, energjia elektrike nëpërmjet gardhit është shpërndarë dhe për pasojë u ka marrë jetën 23 lopëve.

Pamjet shqetësuese tregojnë lopët me djegie në stomak, të shtrira në tokë në një fermë në Teksas, pas një stuhie të fuqishme. Fermeri Bobby Woody III tha se është një nga gjërat më të çmendura që ka parë ndonjëherë.

Kur goditi rrufeja, kishte tension aq të fuqishëm saqë vrau menjëherë njërën prej lopëve në mes të fushës,”-shkoi ai në ‘Facebook’.