TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur raporti i INSTAT fliste për ulje të numrit të të papunëve në vendin tonë, vjen një reagim nga selia blu.
Nga selia e PD-së Ines Nurja, ish-drejtoresha e INSTAT ka hedhur poshtë këtë fakt, ndërsa shtoi se fuqia blerëse ka rënë.
“Rreth 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Realiteti i Ramës e nxjerr vendin tonë si vendi më pak i papunë në rajon. Ai pretendon se në tremujorin e dytë të vitit janë punësuar 21 mijë persona.
Çmimi i naftës është i shtrenjtë dhe nuk ka pasur asnjë investim të huaj.
Ulja e papunësisë që ka nxjerr INSTAT përgënjeshtrohet nga të dhënat po këtij institucioni. Të dhënat e Rames nuk konfirmohen.
Statistikat tregojnë të dhëna të tjera, pasi fuqia blerëse ka rënë . Vetëm në realitetin e Ramë s ka punësim”, tha Nurja.