TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar kthimin në burg të tre pronarëve të kompanive urbane që operojnë në kryeqytet duke apeluar vendimin e gjyqtarit Altin Abdiu.
Bëhet fjalë për të akuzuarit Fatos Vrapi, Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, të cilët u lanë të lirë edhe pse akuzohen për falsifikimin e biletave urbane.
Organi i akuzës kërkon rikthimin e tyre në burg me pretendimin se në gjendje të lirë ata mund të ndikojnë në hetim duke prishur provat.
“Kërkojmë kthimin e tyre në ambientet e paraburgimit pasi të akuzuarit mund të prishin provat në gjendje të lirë,”-mësohet se është shprehur akuza.
Ndaj të akuzuarve, Prokuroria kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 7 të arrestuar dhe “Detyrim paraqitje” për një tjetër.
Gjatë seancës së zhvilluar disa javë më parë, të akuzuarit kanë mohuar akuzat që Prokuroria ka ngritur kundër tyre duke u shprehur se ata nuk ishin në dijeni të shkeljes.
Nëpërmjet avokatëve të tyre, ata kanë kërkuar lirinë, duke ofruar garanci pasurore prej 70 milionë lekësh. Garanci të cilën Gjykata e ka pranuar, duke lënë në burg vetëm 2 prej 8 të akuzuarve.
Operacioni u zhvillua në muajin gusht dhe u arrestuan 4 pronarë dhe 4 punëtorë janë arrestuar, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.
Policia e Shtetit sekuestroi 150 mijë bileta, që ishin në tentativë shkatërrimi, me vlerë 60 milionë lekë të vjetra.