TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mauricio Sarri është rikthyer dhe pas problemeve shëndetësore të cilat nuk e lejuan të ishte pranë skuadrës në dy ndeshjet e para të Serisë A, tashmë do të ulet në stol për të debutuar me Juventusin.
Në konferencën e ditës së sotme para ndeshjes me Fiorentinën, Sarri u shpreh se i duhen lojtarë të cilët inatin ta nxjerrin në fushë, duke pasur parasysh Emre Xhan. Ndërkohë, tekniku theksoi se është normale që De Ligt të vuajë në fillim.
“ Për një trajner të marrë pjesë në stërvitje është gjithçka. Por, duhet të qëndroja larg dhe falënderoj stafin e mjekëve të cilët më bën ta kuptojë këtë.
Nuk jam i kënaqur nga lista UEFA pasi dy futbollistë të rëndësishëm (Emre Xhan dhe Mandzukiç) mbeten jashtë. Tani vëmendja jonë është te kampionati dhe më pas te Champions League. Jemi në një moment ku skuadra duhet të marrë identitetin. Kemi pak vështirësi me numrin e madh të lojtarëve, dhe kemi luajtur pak ndeshje.
Por, grupi po punon mirë. Sa i përket reagimit të Emre xhan, kam moshën e duhur për t’i kuptuar këto reagime.
Në disa raste është më mirë t’i lësh ta nxjerrin inatin. Ramsej është rritur fizikisht dhe ka shumë teknikë.
Ndërkohë, kemi humbur Kielinin dhe detyra ime është të rikuperoj formën e Ruganit. Dhe të bëj De Ligt të mësohet me futbollin italian, pasi ishte normale që do të kishte vështirësi, por në pak muaj do të jetë i gatshëm për të shprehur gjëra të rëndësishme”, tha Sarri.