TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Së fundmi në Shqipëri, ka mbërritur një aparaturë e sofistikuar përgjimi, e cila ka aftësinë të interceptojë komunikimet nëpërmjet platformave sociale mjaft popullore, "Whatsapp" dhe "Viber". Të dy këto aplikacione kanë një nivel sigurie të lartë dhe bisedat e zhvilluara me anë të tyre, janë të enkriptuara. Por, një pajisje e sofistikuar, mund të interceptojë komunikimet me shkrim dhe ato zanore dhe me sa duket autoritetet në Shqipëri, kanë arritur të sigurojnë një të tillë.
Sipas gazetës Shqip, kjo pajisje ndodhet tek godina e "Polit të Drejtësisë".
Pak kohë më parë, bëri mjaft bujë lajmi se në territorin e Republikës së Shqipërisë, ishte futur në mënyrë të paligjshme, një pajisje e sofistikuar, e njohur si "IMSI Catcher", e aftë për të dekriptuar komunikimet zanore dhe elektronike, të këtyre aplikacioneve.
Tashmë, përgjimet e aplikacioneve sociale, do të bëhen zyrtarisht, gjatë kryerjes së hetimeve.
/TPZ.al/
