AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 12:32

Hipokrizia e ambasadorit Soreca me hapjen e negociatave

Hipokrizia e ambasadorit Soreca me hapjen e negociatave


Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca u ka bërë sërish thirrje palëve politike që të ulen në dialog dhe të diskutojnë për mundësinë e zgjidhjes së krizës aktuale politike.

Këtë herë ai ka përdorur si argument faktin se 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE, dhe ky është treguesi kryesor se përse partitë politike duhet të futen menjëherë në dialog, dhe të shpresojnë që në tetor të hapet drita jeshile drejt BE.

Sipas kësaj logjike del se dera e negociatave për Shqipërinë nuk po hapet prej krizës së fundit dhe prej mungesës së dialogut politik gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Marrëdhëniet opozitë pozitë ishin të shkëlqyera në qershorin e shkuar, zgjedhjet kishin përfunduar të “lira dhe të ndershme” pa dalë ende përgjimet opozita i kishte pranuar ato dhe negociata nuk u hapën.

Pra ka shumë më tepër faktorë si europianë si lokalë që po e penalizojnë Shqipërinë dhe thirrja e Sorecas në emër të 91% të shqiptarëve në rastin më të mirë është e pavërtetë. Sepse ajo do të ulë në dialog opozitën sikur ky të qenkësh problemi që e mban vendin jashtë BE.