AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 12:11

Burrel, aksidentohet çifti zviceran, dëmtime të shtyllës kurrizore pas përplasjes me motor

Burrel, aksidentohet çifti zviceran, dëmtime të shtyllës


Një çift turistësh zviceranë është aksidentuar në Bushkash të Burrelit teksa ishin duke udhëtuar me motor. Turistët janë transportuar menjëherë në Spitalin e Burrelit ku po marrin trajtim mjekësor.

Çifti është në gjendje të rëndë, pasi kanë pësuar dëmtime të forta të shtyllës kurrizore.

Ende nuk dihet shkaqet e përplasjes, por dyshohet se lidhet me shpejtësinë tej normave të lejuara nga motori ku po udhëtonte çifti.

Ata ishin nga Tirana drejt Burrelit me motor, ndërkohë që janë transportuar në spital nga turistët e tjerë që ndodheshin me ta. Pritet që dy turistët të transportohen me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që turistët aksidentohen në Shqipëri. Ky është i disati aksident brenda një periudhe të shkurtër kohore. Më herët, në Gjirokastër, Korçë, janë aksidentuar të tjerë turistë, për shkak të shpejtësisë apo konsumit të alkoolit.