TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarë dhe mbështetës të partisë që drejton.
Ndalesën e radhës Kryemadhi e zhvilloi në Tiranë ku kishte një takim ndryshe, në një nga banesat e qytetarëve.
Kryetarja e LSI e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Papunësia, largimi i të rinjve ishin disa nga problematikat që ata i ngritën Kryemadhit.
Ndërkaq, kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.