AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 14:53

Sulmet e 11 shtatorit/ Departamenti i Drejtësisë në SHBA po punon për të zbuluar emrin e fajtorit kryesor

Sulmet e 11 shtatorit/ Departamenti i Drejtësisë në SHBA po punon

Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka thënë se do të zbulojë një emër kryesor që po kërkohet nga njerëzit që padisin Arabinë Saudite se është e përfshirë në sulmet e 11 shtatorit.

Nga Departamenti thuhet se informacioni do të ndahet me avokatët që përfaqësojnë familjet e viktimave, ndërkohë është ende e paqartë nëse identiteti i personit do të bëhet publik.

Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e al-Kaedës që organizuan sulmet ishin sauditët. Në 2004, komisioni i 11 shtatorit i krijuar nga Kongresi nuk gjeti prova që qeveria Saudite të ketë financuar al-Kaedën.

Sidoqoftë, një raport i vitit 2012 nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) thoshte se agjensia po heton Fahad al-Thumairy dhe Omar Ahmed al-Bayoumi, shtetas saudit, të cilët me siguri kishin ndihmuar sulmuesit.

Al-Thumairy është një ish-zyrtar i konsullatës Saudite dhe z. Al-Bayoumi që ishte hetuar më parë, dyshohet të jetë një oficer i inteligjencës saudite, sipas Washington Post.

Familjet e viktimave që padisin qeverinë Saudite kanë kërkuar që të bëhet publik identiteti i këtij personi.

Më 11 shtator 2001, sulmuesit fluturuan aeroplanët që shkatërruan Qendrën Botërore të Tregtisë në New York dhe Pentagon në Washington DC.

Arabia Saudite gjithmonë ka mohuar se ka pasur lidhje me rrëmbyesit.

Të enjten, Departamenti i Drejtësiosë tha se vendimi për të demaskuar emrin e zyrtarit saudit u mor nga Prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr.

Ai tha që zoti Barr kishte vendosur të mos thërriste zyrtarët e shtetit por të ndante identitetin e personit me avokatët për familjet e viktimave.

“FBI e di nevojën dhe dëshirën e familjeve të viktimave për të kuptuar se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre dhe për t’i mbajtur ata në dijeni për çdo informacion të ri,” tha departamenti i drejtësisë.

Avokatët për familjet e viktimave kanë thënë se një individ pa emër ka të ngjarë të jetë një zyrtar më i lartë saudit se dy personat e emëruar në raportin e FBI të vitit 2012.

Familjet e viktimave mirëpritën vendimin e departamentit të drejtësisë./BBC