AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 12:26

“Të sëmurët dergjen në ambulanca”, Basha pyet Ramën: Pse nuk e hap spitalin COVID 4?!


Duke marrë shkas nga situata në vend për shkak të shifrave në rritje të rasteve me COVID-19, vjen një kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i ka drejtuar një pyetje rivalit të tij politik, Edi Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha pyet Ramën se pse nuk e hap spitalin COVID4, ndërsa të infektuarit dergjen nëpër ambulanca.

POSTIMI:

Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4?

Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta?

Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.