TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Unë kërkova këtë detyrë për të kthyer shpirtin e Amerikës, për të rindërtuar shtyllën e këtij kombi, shtresën e mesme dhe për ta bërë Amerikën të respektuar në botë sërish, për t'u bashkuar këtu në shtëpinë tonë. Le t'i japim një shans njëri tjetrit. Është koha për ta lënë pas retorikën e ashpër, për të ulur temperaturën, për të parë njëri tjetrin sërish, për të dëgjuar njëri tjetrin... të mos i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq. Kjo është koha për ta shëruar Amerikën! Unë do të punoj fort për ata që nuk më votuan, njëlloj si për ata që më votuan", tha ndër të tjera Biden,
Presidenti tha se "sonte e gjithë bota po sheh Amerikën" dhe "se Amerika është një shpresë për mbarë globin", Retorika e Biden, është shumë e ndryshme nga ajo e Trump gjatë katër viteve të mandatit të tij. Në vend të theksoj ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë amerikane, ai ka folur në mënyrë konstante për nevojën që "kombi të bashkohet". "Le të jemi vendi që dimë të jemi. Një komb i bashkuar, një komb i fuqizuar, një komb i shëruar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zonja dhe zotërinj, nuk ka asgjë që ne kemi tentuar të bëjmë dhe nuk e kemi arritur".
Zëvendëspresidentja e ardhshme, Kamala Harris, e cila bëri histori si gruaja e parë që do të mbajë këtë post, mbajti gjithashtu fjalimin e saj të fitores.
"Ju zgjodhët shpresën, bashkimin, mirësjelljen, shkencën dhe të vërtetën. Ju zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të SHBA-ve! Joe është një shërues, një person të cilin eksperienca personale e dhimbjes, i ka dhënë një ndjenjë qëllimi, që do ta ndihmojë kombin tonë të rikthejë qëllimin", u shpreh ajo.
Harris pranoi se rruga përpara është e vështirë, por tha se se Amerika ka zgjedhur "presidentin që përfaqëson më të mirën e të gjithëve ne".
"Rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por Amerika është gati dhe kështu jemi edhe unë me Joe! Ne kemi zgjedhur një president që përfaqëson më të mirën e të gjithëve ne", tha ajo.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/07/nga-angela-merkel-tek-boris-johnson-lideret-boteror-urojne-biden-per-fitoren-e-zgjedhjeve-ne-shba/
https://www.tpz.al/2020/11/07/video-biden-fiton-zgjedhjet-gazetari-shperthen-ne-lot-nga-gezimi-gjate-transmetimit-direkt/
https://www.tpz.al/2020/11/07/trump-nuk-ka-ndermend-te-pranoje-humbjen-une-fitova-zgjedhjet-biden-po-pozon-si-fitues/