TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka përshëndetur zgjedhjen e Joe Biden, i cili është shpallur president i SHBA-së.
PDIU shprehet se presidenti i SHBA do të jetë gjithmonë një figurë e nderuar dhe e respektuar nga shqiptarët.
Në një postim në rrjetet sociale, PDIU- shprehet se zgjedhja e Biden është një është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.
Postimi:
PDIU përshëndet zgjedhjen e Joe Biden në postin e Presidentit të SHBA.
Zgjedhjet në SHBA, që vijnë në një kohë të pazakontë të pandemisë e frikës që ka pushtuar planetin, konfirmuan vullnetin e popullit amerikan për një të ardhme të përbashkët, në emër të vlerave të lirisë, demokracisë, bashkejetesës dhe solidaritetit dhe shënuan sfidën ndaj një të ardhme të pasigurtë për botën.
Presidenti i SHBA do të jetë gjithmonë një figurë e nderuar dhe e respektuar nga shqiptarët, cilido qoftë, sepse do të jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, për egzistencën e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës.
Zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.
Shqiptarët do e shohin gjithmonë SHBA-në, një shembull të funksionimit të sistemit dhe demokracisë dhe në të njëjtin model do ndërtojnë një të ardhme në emër të këtyre vlerave, duke rrëzuar çdo tendencë autokracie që tenton të rrëzojë themelet e demokracisë në vend.
Pas katër ditësh numërime, Joe Biden është zgjedhur fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
Kandidati demokrat fitoi falë 20 votave elektorale të Pensilvanisë, shtet ku edhe lindi dhe më pas e bëri presidentin e 46-ë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Krah Biden për katër vitet e ardhshme do të jetë zv.presidentja Kamala Harris. Kjo e fundit është gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatike që do të mbajë postin e rëndësishëm të vendit.