AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 11:14

Mbyllja e grevës së naftëtarëve, Rama: Caktoni përfaqësinë, nesër do të jem aty me ju

Mbyllja e grevës së naftëtarëve, Rama: Caktoni


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së grevës në Ballsh.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku!

Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkruhet në postimin e kryeministrit.

Që më herët gjatë ditës së sotme gratë greviste naftëtare kanë vendosur të ndërpresin grevën por me kusht që të marrin një zgjidhje nga kryeministri Edi Rama.

“Do të dalim nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrin dhe nëse nuk na jepet zgjidhje do ti rikthehemi prapë grevës”, -u shprehën naftëtaret.

Pas 25 ditësh greve urie, gratë naftëtare kanë vendosur të dialogojnë me kryeministrin Rama për zgjidhjen e problemeve.