TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gratë naftëtare kanë bërë një hap drejt zgjidhjes së ngërçit të krijuar prej më shumë se tre javësh, duke pranuar një kusht të kreut të qeverisë Edi Rama për t’u ulur në dialog.
Në ditën e 25 të grevës së urisë ato kanë deklaruar se do të dalin nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrit.
“Do të dalim nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrin dhe nëse nuk na jepet zgjidhje do ti rikthehemi prapë grevës.
Presim zgjidhje konkrete dhe jo premtime boshe, në të kundërt do të vijojmë grevën tonë.
Kërkojmë pagat tona dhe rikthimin e punës, duam të zgjidhet sa më parë ky problem”,-shpjeguan gratë naftëtare.