AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 10:12

Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Lulzim Basha: U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes!


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Koço Devole.

Aktori humbi jetën pasi ishte prekur nga COVID-19.

“Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19.

U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në rrjetet sociale.