TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 35 vjeçar i cili dyshohet se ka tentuar që të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij.
Sipas policisë shtetasi K. S., 35 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Njoftimi i plotë:
Tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti të çastit në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen.
Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.
Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.