AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 12:08

Pesë emigrantë të paligjshëm në furgon, prangoset 41 vjeçari

Pesë emigrantë të paligjshëm në furgon, prangoset 41


Policia e Korçës ka vënë në pranga një shtetas të huaj, i cili u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit të koduar Perimetri është bërë i mundur ndalimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, banues në Gent, Belgjikë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Honda”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në kuadër të tij goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas i huaj.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 41 vjeç, banues në Gent, Belgjikë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Honda”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".