AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 10:33

Ministria e Shëndetësisë: Një person asimptomatik e përhap koronavirusin 48 orë para shfaqjes së simptomave!


Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një video informuese ajo kategorizon të dhënat e sakta dhe ato që përhapin panik të rremë në komunitet.

Ministria e Shëndetësisë citon CDC, sipas të cilës një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave, ndërsa shton se mbajtja e maskës nuk mjafton për të parandaluar përhapjen e virusit nëse nuk ruajmë higjienën dhe distancimin social.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë:

Fake- Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë

Fakt– Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave.

Fake-Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua.

Fakt-Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët.

Fake- Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen.

Fakt- Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin.

Fake- Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social.

Fakt- Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.