AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 08:47

Tragjike! Koronavirusi i merr jetën Koço Devoles

Tragjike! Koronavirusi i merr jetën Koço Devoles


Covid-19 i merr jetën aktorit të njohur të humorit Koço Devole. Ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi shfaqi shenja përmirësimi ai u rikthye në shtëpi. Por gjendja e tij u rëndua sërish dhe familjarët e rikthyen në spital ku u fut në intubim.

Gjendja shëndetësore e tij ishte e komplikuar për shkak edhe të sëmundjes së leuçemisë nga e cila aktori vuante prej vitesh.

Ai jetonte në Tiranë me djalin e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza janë zhvendosur në SHBA.

Kjo e fundit kishte ardhur në Shqipëri përgjatë ditëve të fundit për t’i qëndruar pranë të atit.

Koço Devole ishte një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skeçe dhe komedi janë nga më të njohurit për publikun shqiptar