AKTUALITET, 24 Prill 2019, 23:01

Lajm i fundit/ Digjet makina e Drejtorit të Hipotekës, dyshimet e para

Lajm i fundit/ Digjet makina e Drejtorit të Hipotekës, dyshimet e para


Makina e një drejtori të rëndësishëm është përfshirë nga flakët para pak minutash.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Laçit.

Sipas Policisë së Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë ZRPP-së ( Hipoteka) në Laç, Klevis Berhani.

Ngjarja thuhet se është e qëllimshme dhe jo aksidentale.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, dhe mendohet se ka lidhje me detyrën e Berhanit.