"Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit", shkruan Spiropali.
Presidenti i Republikës, ka kërkuar informacion lidhur me masat që ka ndërmarrë qeveria, nëse vendi përballet me një tërmet me përmasa të mëdha, kjo sepse qeveria shqiptare e ka dëshmuar ndër vite, se ka qenë e paaftë të marrë masa edhe për tërmete me magnitudë më të ulët.
Por, duke qenë se Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, tallet dhe bën ironi me letrën e Presidentit, populli shqiptar, duhet të jetë "i qetë", se të gjithë janë në duar të sigurta...
/TPZ.al/