TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlametar të PD-së, Edmond Spaho, deklaroi se kjo parti kundërshton çdo nismë që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet jashtë kuadrit kushtetues, madje nëse ndodh kjo fut në qorrsokak edhe reformën në drejtësi.
“Qëndrimi ynë është i qartë, do të respektohen përcaktimet kushtetuese që i kemi votuar në mënyrë të përbashkët, duhet të mblidhet Këshilli i Emërimeve të Prokurorisë, i cili do të vendosë mbi emrat që do të kandidojnë për postin, të gjitha rrugët e tjera janë të papranueshme, të gjitha partitë duhet ti përmbahen kësaj. Rama ka punuar intensivisht që të sigurojë edhe kontrollin politik për të tjera institucione”, tha Spaho në studion e Fax News.
“Fakti që duan ta zgjedhin në rrugë jo kushtetuese tregon që duan ta marrin institucionin në kontroll, por këtë ne nuk do ta lejojmë. Nuk është një fenomen i ri në Shqipëri që politika synon të influencojë institucionet e hetimit. Rasti i Saimir Tahirit është rast flagrant. Ndryshimet kushtetuese e përcaktojnë fare qartë si do të zgjidhet prokurori dhe ne i qëndrojmë asaj, çdo lloj interpretimi tjetër fut në qorrsokak çështjen dhe reformën në drejtësi”, tha Spaho.