TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek zona e Astirit, banesa e të cilit preket nga projekti i Unazës së Re.
Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar Lutfi Kastratin, pasi ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë.
Në mbështetje të banorit të zonës së Asirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.
Kujtojmë se banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.
Aktualisht punimet në lotin e parë të Unazës janë pezulluar pas zbulimit të megaskandalit nga emisioni “Të Paekspozuarit”, ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.