AKTUALITET, 29 Prill 2019, 14:34

Taulant Balla: Në PS s’ka kushte, zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor

Taulant Balla: Në PS s’ka kushte, zgjedhjet do të zhvillohen


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur ditën e sotme nga Pogradeci për propozimin e aleatëve të Bashës, të cilët kërkuan mbajtjen e një tryeze politike nga presidenti Meta dhe përcaktimin e datës së zgjedhjeve nga kjo qeveri.

Të jetë e qartë, data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë. Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. PS-së nuk mund t’i vendosë kushte askush, pasi ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar. Ne nuk do të dialogojmë për t’i vënë shkelmin Reformës në Drejtësi’, tha Balla.