TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpërthimi i Kristiano Ronaldos, para supersfidës Juventus-Barcelona, nuk është pritur mirë nga virologu italian Roberto Burioni.
Ylli portugez i cilësoi tamponët si broçkulla, ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale, virologu, nuk i kurseu notat e ironisë ndaj yllit të Juventusit:
“E mirëpres në grupin e madh të virilogëve kolegun tim Kristiano Ronaldo. Do të jetë shumë i dobishëm në kalçeton tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni.
Kujtojmë që Kristiano Ronaldo u infektua me COVID-19 më 13 tetor.
Dy testet e tjera që ka bërë më pas e kanë nxjerrë sërish pozitiv dhe dje ai nuk mundi të luante kundër Barcelonës, e cila triumfoi me rezultatin 0-2.