TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antoine Griezmann te Barcelona duket si hija e atij lojtari që jemi mësuar të shohim tek Atletico Madrid dhe Franca. Sulmuesi francez është futur në sezonin e dytë me ekipin katalanas, por nuk po ia del të shfaqë potencialin që zotëron.
Kritikat ndaj 29-vjeçarit nuk kanë munguar dhe i fundit që flet në lidhje me këtë temë është Bixente Lizarazu. Ish-mbrojtësi anësor i Francës dhe Bayern Munchen, thekson për Telefoot se Griezmann nuk ka asnjë raport me Leo Messin, liderin dhe yllin e Barcelonës.
“Mendoj se Griezmann është një futbollist fantastik, por te Barcelona nuk është i tillë. Problemi është i thjeshtë, ai zgjodhi këtë ekip për të luajtur me Messin, por nuk ka snjë marrëdhënie dhe raport mes tij dhe ‘pleshtit’.
Nuk po ia del të gjejë pozicionin e duhur në fushë dhe duket sikur ka harruar të luajë futboll. Kriza e tij është e dukshme. Kanë kaluar 18 muaj, por asnjë ndryshim për mirë. Mendoj se nuk duhet të hezitojë, duhet të largohet nga Barcelona sa më shpejt“, deklaron Lizarazu.